Lojtarët e Barcelonës humbin besimin, dyshojnë në cilësitë e trajnerit Setien

  • 05 March 2020 - 08:56
Lojtarët e Barcelonës humbin besimin, dyshojnë në cilësitë e trajnerit Setien

Lojtarët e Barcelonës po humbasin besimin te trajneri i tyre Quique Setien dhe tashmë po dyshojnë në cilësitë e tij për ta drejtuar një klub si Bluagranët.

Sipas mediumit lokal Cataluyna Radio, një pjesë e lojtarëve të Barçës mendon se Setien, nuk është në nivelin e duhur për detyrën e trajnerit të një klubi si Barcelona. Kjo thuhet se ka quar në komente të ndryshme nga lojtarët e klubit katalunas në drejtim të trajnerit të tyre.

Komente të tilla si “këta njerëz [Setien dhe ekipi i tij] nuk dinë ta drejtojnë këtë anije” ose komente tjera “ata janë larg nivelit” janë dëgjuar midis lojtarëve gjatë ditëve të fundit.

Humbja e besimit filloi me  humbjen ndaj Valencias në fund të janarit.

Humbja 2-0 në El Clasico ndaj Realit ishte humbja e tretë e Barçës në gjashtë ndeshjet në udhëtim që kur u punësua Setien dhe kjo pa katalunasit ta humbin vendin e parë në La Liga.

Që nga ardhja e Setien, Barça gjithashtu është eliminuar nga çerekfinalja e Copa del Rey nga Athletic Bilbao dhe barazoi 1-1 me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )