Suarez e nis përgatitjet për t’u rikthyer në fushë, pas operimit

  • 05 March 2020 - 09:13
Suarez e nis përgatitjet për t’u rikthyer në fushë, pas operimit

Luis Suarez i ka nisur përgatitjet për t’u kthyer në fushën e lojës për Barcelonën, pas operimit në gju.

Sulmuesi uruguaian e postoi një video në Instagram të mërkurën mbrëma, ku shihet duke vrapuar në palestër,.

Në parim, Suarez pritet të mungojë deri në muajin maj, por ai duhet të rikthehet më herët duke parë që tashmë ia ka nisur procesit të riaftësimit në palestër.

Rikthimi i hershëm i tij do të ishte lajm fantastik për trajnerin e Barcelonës, Quique Setien, i cili ka mungesa të mëdha në sulm, me Ousmane Dembelen po ashtu të lënduar.

“Përqendrohu në të ardhmen”, shkroi Suarez në përshkrimin e videos së postuar në Instagram.

(Kosova Sot Online )