PSG-ja detyrohet ta shesë Neymarin për ta mbajtur Pogban

  • 05 March 2020 - 10:34
PSG-ja detyrohet ta shesë Neymarin për ta mbajtur Pogban

Duket se Paris Saint-Germain nuk do të jetë në gjendje t’i mbajë në klub dy yjet më të mëdha të skuadrës dhe si pasojë do të detyrohet ta sakrifikojë njërin prej tyre.

PSG-ja është shumë e përkushtuar ta mbajë Kylian Mbappen në klub, prandaj është e hapur ta shesë çdo lojtar tjetër, përfshirë Neymarin, për ta bërë këtë të mundur.

Ylli francez është padiskutueshëm numër një në kryeqytetin francez.

Gazeta spanjolle “AS” raporton se PSG-ja është e gatshme t’ia ofrojë Mbappes njërin prej pagave më fitimprurëse në futboll, në mënyrë që të sigurohet që ai të mbetet në klub.

Kontrata aktuale e Mbappes me PSG-në mbaron në qershor të vitit 2022, me Real Madridin që ka shfaqur interesim shumë të madh për të.

Por klubi francez shpreson se do ta bindë atë të qëndrojë dhe mos t’i bashkohet Real Madridit. 

(Kosova Sot Online)