Arsenali e do dështakun e Manchester City

  • 05 March 2020 - 12:11
Arsenali e do dështakun e Manchester City

Arsenali ka shprehur interesim për ta transferuar qendërmbrojtësin e Manchester City, John Stones, i cili ka dështuar ta tregojë veten në skuadrën e Pep Guardiolës.

John mund t’i bashkohet Arsenalin gjatë afatit kalimtar të verës, sipas 90min.

Kampioni i Premierligës është i gatshëm ta largojë 25-vjeçarin, i cili ka dështuar të zërë vend në ekipin e parë të Guardiolës këtë sezon.

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka punuar nga afër me mbrojtësin anglez në Etihad Stadium gjatë kohës së tij si ndihmëstrajner i Guardiolës, prandaj e njeh shumë mirë atë.

Thuhet se Arteta është i gatshëm t’ia ofrojë Stonesit një mundësi për ta ringjallur karrierën në Arsenal këtë verë.

(Kosova Sot Online)