Presidenti i Interit: S’i sheshim yjet, jemi në mesin e klubeve më të mira në botë

  • 05 March 2020 - 14:26
Presidenti i Interit: S’i sheshim yjet, jemi në mesin e klubeve më të mira në botë

Pronari i Interit, Steven Zhang, ka thënë se synimi i tij është t’i joshë talentet më të mirë nga e gjithë bota, në mënyrë që klubi zikaltër të vazhdojë të jetë në mesin e klubeve më të mira në botë.

Interi është duke luftuar për titull në Serie A këtë sezon dhe momentalisht ngel tetë pikë prapa liderit, Lazios, por i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara për shkak të koronavirusit.

Lautaro Martinez, njëri prej yjeve kryesore në Giuseppe Meazza, thuhet se do t’i bashkohet Barcelonës në të ardhmen e afërt, por presidenti i Interit Zhang e kundërshton një gjë të tillë.

“Për Interin, si njëri prej klubeve më të mëdha në botë, duhet të përpiqesh ta bësh më të mirën për të fituar. Ne nuk duam t’i sheshim lojtarët tanë të telantuar dhe duam t’i joshim talentet më të mirë nga e gjithë bota”, tha Zhang për Financial times.

Ai nënvizoi se Interi është rritur dukshëm që prej se Suning e mori në pronësi.

“Interi është transformuar dukshëm që prej se u ble nga Suning. Këtë mund ta vëreni në fushë, në radhë të parë. Pastaj, i është rritur edhe vlera komerciale dhe tregtare”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)