“Është gjë jo e mirë të thuash Liverpooli do ta fitojë ‘vetëm’ Premierligën”

  • 05 March 2020 - 16:33
“Është gjë jo e mirë të thuash Liverpooli do ta fitojë ‘vetëm’ Premierligën”

Liverpool është eliminuar të martën mbrëma edhe nga FA Cup, por titulli i Premierligës duket i paevitueshëm.

Ekipi i Jurgen Klopp ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por ende është 22 pikë para Manchester City në Premierligë.

Të shumtë kanë nisur diskutimet se Liverpooli do të fitojë ‘vetëm’ Premierligën, por për Virgil van Dijk nuk është çfarëdo, është trofeu që i ka munguar që 30 vite Liverpoolit dhe edhe nëse eliminohen nga Champions League dhe mbesin me këtë trofe, do të ishte sikur kanë fituar gjithçka.

Ai ka mbrojtur të tijtë pas humbjes 2-0 nga Chelsea, derisa thotë se sezoni i liverpoolit nuk mund të nënvlerësohet se do të fitojnë ‘vetëm’ Premierligën.

“Do të përfundojmë vetëm me Premier League? Yeah? Vetëm? Sa gjë e vogël apo jo? Ne gjithashtu kemi fituar Superkupën, Kupën e Botës për Klube”, tha Van Dijk pas humbjes nga Chelsea.

“Në jetë ka njerëz që nuk janë gjithmonë të kënaqur. Ata gjithmonë kërkojnë për gjëra negative në jetë. Ky është realiteti”.

“Unë jam i fokusuar vetëm në gjërat e mira. Jemi në një situatë të mirë. Afër për të arritur atë çfarë të gjithë kemi dashur (Premierligën). Le të shkojmë për të, të luftojmë për të. Le të fokusohemi në Premierligë, sepse është shumë e vogël, hmmm?”, tha duke ironizuar Van Dijk. 

(Kosova Sot Online)