Arteta do që Aubameyangu të qëndrojë në Arsenal

  • 05 March 2020 - 19:41
Arteta do që Aubameyangu të qëndrojë në Arsenal

Arteta ia beson sulmin Aubameyangut edhe sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse ky i fundit do të qëndrojë në Londër.

Pierre Emenick Aubameyang ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021 dhe ende nuk janë ulur me klubin në tavolinë për të diskutuar rinovimin.

Arteta ka konfirmuar se në fund të sezonit, do të ulen dhe të flasin me lojtarin, të kuptojnë atë që ai dëshiron, dëshira e tij dhe e klubit është që ish sulmuesi i Borussia Dortmundit të qëndrojë në “Emirates Stadium”.

“Në javët e fundit të sezonit do të negociojmë sërish me Aubameyang për rinovimin dhe ndonëse nuk e di si do të shkojnë bisedimet, mund t’u siguroj se ne duam ta mbajmë gjatë në ekip”, tha Arteta.

“Megjithatë edhe ai duhet të jetë i bindur për qëndrimin në Londër dhe të firmosë bashkëpunimin për më shumë vite, pasi duam të ndërtojmë një projekt fitues dhe të afatgjatë”.

Aubameyang ndiqet nga disa klube europiane, mes të cilave edhe Interi, Barcelona, Juventusi, Paris Saint Germain, etj, që janë gati të paguajnë kartonin e tij dhe t’i ofrojnë një pagë të majme 30-vjeçarit.

Auba deri më tani ka zhvilluar 96 ndeshje me fanellën e Arsenalit, duke shënuar 61 gola.

(Kosova Sot Online)