Klubet e Serisë A, të zemëruara me presidentin e Interit

  • 06 March 2020 - 09:53
Klubet e Serisë A, të zemëruara me presidentin e Interit

Liderët e tjerë të Serisë A raportohen se janë të zemëruar me presidentin e Interit, Steven Zhang, dhe drejtori ekzekutiv i Romës, Guido Fienga ka thënë se ai dhe homologët e tij në klubet e tjera italiane ishin habitur nga fjalët e Zhang.

Presidenti i Interit e kritikoi ashpër presidentit e Ligës Italiane, Paolo Dal Pino, duke e quajtur atë palaço në një mesazh publik në rrjete sociale, lidhur me mënyrën se si autoritetet e futbollit italian janë ballafaquar me përhapjen e koronavirusit.

Presidenti i Ligës Italiane ka vendosur ta padisë Zhangun dhe tani edhe dretuesit e tjerë të klubeve të Serisë A thuhet se janë të inatosur me kreun e Interit.

Drejtori ekzekutiv i Romës, Fienga, e dha një intervistë për Gazzetta dello Sport si përfaqësues për klubet e Serisë A në këtë mospajtim me Zhang.

“Siguria dhe shëndeti vijnë të parat, kjo nuk është diçka e dashur vetëm për presidentin e Interit, por për të gjithë ne. Por, qëndrimi i tij nuk është kuptuar qartë”, ka thënë Fienga.

“Ne ishim të shokuar nga fjalët e Zhang. Ne jemi edhe me të habitur tani. Ne të gjithë po tentojmë ta gjejmë një zgjidhje për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve, por edhe për ta vazhduar garën”.

Presidenti i Interit, Steven Zhang, e ka kritikuar ashpër presidentin e Serisë A, Paolo Dal Pino, për shkak të mënyrës se si ky i fundit është ballafaquar me krizën e koronavirusit.

“Të luajmë rreth kalendarit dhe gjithmonë ta vendosim shëndetin publik në rend të dytë. Ti me siguri je palaçoja më i madh dhe më i zymtë që e kam parë ndonjëherë”, shkroi Zhang në Tëitter.

“24 orë? 48 orë? 7 ditë? Çfarë tjetër? Cilët janë hapat e radhës? Tani ju na flisni për fair-play dhe frymë sportive? Si thua të mos i mbrojmë aspak lojtarët dhe trajnerët tanë dhe t’u kërkojmë atyre të luajnë nonstop, 24/7?”

“Por, po flas me ty, president Paolo Dal Pino. Turp të kesh! Është koha që të ngrihesh në këmbë dhe t’i marrësh përgjegjësitë e tua! Këtë e bëjmë ne në vitin 2020!”

“Të gjithë kudo në botë, nuk ka rëndësi nëse je tifoz i Inter, tifoz i Juventusit apo s’je tifoz fare, ju lutem keni kujdes! Kjo është gjëja më e rëndësishme për juve, për familjen tuaj dhe për shoqërinë tonë”.

(Kosova Sot Online )