Man Unitedi fillon hetimet, kërkon dënimin e tifozëve që ofenduan Lingardin

  • 06 March 2020 - 13:41
Man Unitedi fillon hetimet, kërkon dënimin e tifozëve që ofenduan Lingardin

Manchester Unitedi i ka kritikuar disa tifozë të klubit të cilët e ofenduan Jesse Lingardin pas ndeshjes kundër Derby Countyt dhe bëri të ditur se do t’i fillojë hetimet për t’i hetuar përgjegjësit për këtë incident.

Jesse Lingard ishte titullar për Manchester Unitedin në fitoren me rezultat 3:0 kundër Derby Countyt, falë të cilës Djajtë e Kuq e arritën çerekfinalen e FA Cup kundër Norwich Cityt.

27-vjeçari nuk tregoi formë mbresëlënëse gjatë ndeshjes, megjithatë disa tifozë të Manchester Unitedit shkuan përtej kritikave konstruktive dhe vendosën ta ofendojnë e abuzojnë atë pas ndeshjes.

Një tifoz mund të dëgjohet duke thënë: “P*rdhu Jesse, ti je m*t”, përderisa ai po u kalonte tifozëve përreth.

Një tjetër tifoz dëgjohet duke e kritikuar anglezin për mungesën e kontributit për gola gjatë vitit 2019, përderisa bërtiste: “Zero gola dhe zero asiste në vitin 2019, ti je i vdekur’.

Kjo ka bërë që Djajtë e Kuq të nisin hetimet, pasi që klubi është shprehur i zhgënjyer nga veprimet e këtij grupi të tifozëve, që megjithatë beson se nuk i përfaqëson me të vërtetë tifozët e klubit.

Zyrtarët e Manchester Unitedit tani kanë filluar punën për t’i identifikuar personat përgjegjës dhe madje do ta kontaktojnë edhe Derbyn për të kërkuar ndihmë në këto hetime. 

(Kosova Sot Online)