Setien hedh poshtë spekulimet: Nuk kam probleme me lojtarët

  • 06 March 2020 - 15:42
Setien hedh poshtë spekulimet: Nuk kam probleme me lojtarët

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, i ka kundërshtuar spekulimet se marrëdhëniet e tij me lojtarët e klubit katalonas janë të tensionuara, duke theksuar se nuk është i shqetësuar për mungesë të autoritetit mbi lojtarët.

Pas disfatës së Barcelonës me rezultat 2:0 kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu janë hedhur dyshime mbi autoritetin e Quique Setien në skuadër, pasi që lojtarët u raportua se ishin të pakënaqur me kritikat e ashpra të ndihmës të tij, Eder Sarabia, gjatë ndeshjes.

“Nuk e di se si mund të thoni se nuk kemi kontroll mbi lojtarët tanë. Ne nuk kemi asnjë problem. Jemi shumë të kënaqur në zhveshtore”, ka thënë Setien.

“Sa herë që flasim me lojtarët, ata gjithmonë pajtohen dhe e kanë një sjellje të jashtëzakonshme. Disa na i tregojnë mendimet e tyre për disa gjëra kur ne ua kërkojmë, por asgjë më shumë sesa kaq”

Katalonasit tani kanë mbetur për një pikë prapa Real Madridit në garën për titullin e kampionit të La ligës. Setien u shpreh i vetëdijshëm se ai dhe skuadra s’mund të lëshojnë pikë të tjera nëse duan ta fitojë trofeun në fund të sezonit.

“Ne e dinim se nuk kishim hapësirë për gabime para El Clasicos. Nuk ka asgjë definitive deri sa të mos jetë e konfirmuar edhe matematikisht”, shtoi Setien.

“Normalisht që do të kesh probleme nëse i humb katër apo pesë ndeshje. Por, unë jam optimist. Unë gjithmonë mendoj se do të fitojmë. Gjithmonë do të ketë kohë për të qarë pasi të përfundojë gjithçka”. 

(Kosova Sot Online)