Juventusi nuk ka hequr dorë nga Zaniolo, gati t’i ofrojë Romës njërin nga yjet e skuadrës për talentin italian

  • 07 March 2020 - 08:51
Juventusi nuk ka hequr dorë nga Zaniolo, gati t’i ofrojë Romës njërin nga yjet e skuadrës për talentin italian

Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet njëri nga objektivat madhore të Juventusit për afatin kalimtar veror.

Edhe përkundër lëndimit të rëndë që do ta mbajë lojtarin jashtë fushave deri në muajin maj, Juventus vazhdon të insistojë për transferimin e tij.

Corriere dello Sport ka raportuar se torinezët kanë një plan mjaftë të mirë që i afron ata edhe më shumë me objektivin e tyre.

Roma është e interesuar ta përforcojë repartin ofensivë dhe Juventus është gati ta përfshijë në ofertë njërin nga dy sulmuesit, Gonzalo Higuain ose Federico Bernardeschi.

Përveç njërit nga dy sulmuesit e lartpërmendur, besohet se Juventus do të ofrojë edhe 30 milionë euro për transferimin e Zaniolos.

Mbetet të shihet nëse Roma do të lejoj largimin e yllit të tyre, pasi Giallorosët janë në procedurë duke ndërruar pronarët dhe pritet të investojnë shumë në të ardhmen.

(Kosova Sot Online )