Arsenali nuk do të negociojë blerjen e Ceballos

  • 07 March 2020 - 09:19
Arsenali nuk do të negociojë blerjen e Ceballos

Dani Ceballos do të rikthehet në fund të sezonit në Real Madrid pas huazimit te Arsenali.

Mesfushori spanjoll u huazua nga gjigantët spanjollë tek Arsenali për një vit, ku Topçinjtë paguan rreth 20 milionë euro për huazimin e tij.

Por megjithatë Arsenali nuk e ka të drejtën e blerjes së lojtarit dhe kësisoj ai do të rikthehet në Santiago Bernabeu.

Daily Mail ka raportuar se edhe trajneri Mikel Arteta nuk e sheh si pjesë të skuadrës dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që mos të negociojnë blerjen e tij.

23-vjeçari nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez, pasi ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier.

Real Madrid e vlerëson rreth 50 milionë yllin e tyre dhe kjo është arsyeja që Topçinjtë hezitojnë ta transferojnë atë.

Gjithsesi e ardhmja e tij nuk duket as në Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk e pëlqen dhe Ceballos duhet të shikojë për një tjetër skuadër.

(Kosova Sot Online )