Real Madrid po monitoron situatën e Kepas

  • 07 March 2020 - 09:34
Real Madrid po monitoron situatën e Kepas

Kepa Arrizabalaga nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë te Chelsea.

Portieri i talentuar spanjoll ka humbur vendin e titullarit dhe ndeshjet në Ligën Premier, trajneri Frank Lampard ia ka besuar veteranit Willy Caballero.Kepa u aktivizua në Kupën FA ndaj Liverpoolit dhe pati një paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe Chelsea tani është në dyshim nëse do ta shes atë ose jo.

Gjiganti spanjoll Real Madrid është duke përcjellë situatën e Kepas pasi synojnë ta transferojnë në Santiago Bernabeu.

Los Blancos e kishin kërkuar edhe disa vite më parë portierin, por çmimi i tij i lartë prej 80 milionë eurove kishte bërë që Reali të hiqte dorë nga ai.

25-vjeçari do ta mirëpriste një rikthim në La Liga, por dëshiron që të ketë në kontratë një numër të caktuar të ndeshjeve, pasi nuk është i kënaqur të qëndrojë gjithmonë si zgjedhje e dytë.

Chelsea mund të heq dorë nga ylli i tyre për një shumë prej 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online  )