Fitore e vështirë për Liverpoolin

  • 07 March 2020 - 15:42
Fitore e vështirë për Liverpoolin

Liverpooli është këndellur pas humbjes befasuese xhiron e kaluar në Premierligë.

‘Redsat’ kanë rrëmbyer pikët e plota në shtëpi duke e mposhtur 2-1 me shumë vështirësi Bournemouthin.

Vendasit u befasuan në minutën e nëntë, Callum Wilson realizoi për t’i kaluar të kuqtë në epërsi.

Reagimi i lojtarëve të Liverpoolit erdhi menjëherë në pjesën e parë.

Mohamed Salah barazoi gjithçka në minutën e 25-të, para se Sadio Mane të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 33-të.

Deri në fund, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por sfida përfundoi me rezultatin që u mbyll pjesa e parë, 2-1.

Liverpooli ka shkuar në kuotën e 82 pikëve pas fitores së sotme, 25 më shumë se Manchester City, por skuadra e Pep Guardiolës ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

(Kosova Sot Online)