Manchester City bën ofertë në vlerë 80 milionë euro për yllin e Interit

  • 08 March 2020 - 11:33
Manchester City bën ofertë në vlerë 80 milionë euro për yllin e Interit

Manchester City  është duke e përgatitur një ofertë për blerjen e yllit të Interit, Milan Skriniar, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas mediave në Angli.

Skuadra e Pep Guardiolës ka vuajtur këtë sezon për mungesë të qendërmbrojtësve të mirëfilltë, prandaj synon të përforcohet me mbrojtësin sllovak të zikaltërve në verë.

Guardiola u detyrua të luajë në mbrojtje me mesfushorin Fernandiho, pasi Aymeric Laporte pësoi lëndim afatgjatë.

Milan Skriniar, Inter

Daily Express shkruan se ish-trajneri i Barcelonës e ka mbrojtësin e Interit në krye të listës së dëshirave për ta përforcuar mbrojtjen në verë.

Sipas gazetës angleze, City është duke e përgatitur një ofertë në vlerë 80 milionë euro për Skriniar.

Ish-mbrojtës i Sampdorias luan me Interin që tri vjet dhe është bërë gur themel në mbrojtjen e Antonio Contes.

Skriniar është 25-vjeçar. 

(Kosova Sot Online)