Milani jo i fortë pa ‘lojtarin’ e 12-të në ‘San Siro’, goli i Ibrës për statistika

  • 08 March 2020 - 17:18
Milani jo i fortë pa ‘lojtarin’ e 12-të në ‘San Siro’, goli i Ibrës për statistika

Ibrahimovic ka shënuar tjetër gol për Milanin, por fatkeqësisht vetëm për statistika kësaj radhe, pasi skuadra e Piolit është mposhtur 2-1 në ‘San Siro’.

Pa ndihmën e tifozëve në ‘San Siro’, që s’do ta mbështesin skuadrën e zemrës deri në fillim të muajit prill për shkak të Coronavirus, Milani s’ka mundur të marrë asnjë pikë në shtëpi.

Skuadra e Stefano Piolit është befasuar nga Genoa, duke u mposhtur 2-1.

Pandev dhe Cassata shënuan për Genoan në pjesën e parë, kurse në atë të dytë, Zlatan Ibrahimovic, në minutën e 77’, ngushtoi epërsinë, por në fund doli të jetë gol vetëm sa për statistika.

Pas kësaj humbje, Milani ka mbetur edhe jashtë zonës Europë. Gjendet në vendin e shtatë me 36 pikë. 

(Kosova Sot Online)