E pranon Conte: Inter im s’është në nivelin e Juventusit

  • 09 March 2020 - 08:43
E pranon Conte: Inter im s’është në nivelin e Juventusit

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka pranuar se skuadra e tij ende ka shumë punë për të bërë për ta arritur nivelin e Juventusit, pas humbjes 2:0 në derbin e Italisë të dielën mbrëma.

Conte beson se takimi ishte i barabartë deri kur kampioni në fuqi e shënoi golin e parë në një stadium pa tifozë në Allianz Arena.

Zikaltërve u duhej fitorja për t’u kthyer në binarë në garë për titull, por humbën dhe tani ngelin plot nëntë pikë prapa liderit Juve dhe tetë prapa Lazios, megjithëse e kanë një ndeshje të pazhvilluar ende, atë kundër Sampdorias.

Golat nga Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala e ndryshuan takimin dhe Interi nuk arriti të kthehej në lojë asnjëherë.

“Ishte takim i barabartë deri te goli dhe ne e nisem pjesën e dytë shumë më mirë se ata, por goli i Ramsey ndryshoi gjithçka, mbi të gjitha psikologjikisht”, tha Conte për Sky Sport Italia.

“Ne e nisëm projektin para shtatë muajve dhe jemi duke tentuar ta nxjerrim më të mirën nga kjo skuadër, por ne nuk mund të krahasohemi me një skuadër e cila e ka dominuar futbollin italian që tetë vjet radhazi. Ne duhet ta ndërtojmë projektin tullë pas tulle, vit pas viti, për ta arritur nivelin e përvojës, cilësisë dhe karakterit që e ka Juventusi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )