Futbollistët e Juventusit po fotografoheshin pas fitores, por Douglas Costa mbeti i shokuar nga...

  • 09 March 2020 - 10:11
Futbollistët e Juventusit po fotografoheshin pas fitores, por Douglas Costa mbeti i shokuar nga...

Juventusi ka fituar derbin italian ndaj Interit me rezultat të pastër 2-0.

Zonja e Vjetër kësisoj arriti ta mposhtë për herë të dytë këtë edicion Interin, duke iu shmangur në nëntë pikë, edhe pse Neroazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të coronavirusit, teksa Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala realizuan golat për torinezët.

Pas ndeshjes futbollistët e kampionit në fuqi të Italisë kanë bërë të gjithë një foto së bashku në zhveshtore për ta publikuar në rrjetet sociale.

Por ajo që është bërë virale në rrjetet sociale është shikimi i sulmuesit brazilian Douglas Costa në drejtim të Ronaldos.

Reprezentuesi brazilian mbeti i shokuar nga bicepsi i fryrë i portugezit, i cili njihet për format e trupit thuajse perfekte.

Sigurisht edhe Costa si gjithë futbollistët e tjerë synojnë që një ditë t’i kenë format e trupit si të Cristiano Ronaldos.

(Kosova Sot Online )