Zyrtare: Kërkohet që ndeshja Barcelona – Napoli të luhet pa shikues

  • 09 March 2020 - 10:23
Zyrtare: Kërkohet që ndeshja Barcelona – Napoli të luhet pa shikues

Qeveria qendrore e provincës së Barcelonës ka kërkuar zyrtarisht që takimi i Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit të luhet pa praninë e tifozëve në Camp Nou.

Vetëm tri ditë më parë, ministri i Shëndetësisë i Spanjës tha se ndeshja e kthimit e 1/8 së finales nuk rrezikohej dhe prandaj do të ishte e hapur për tifozë.

Por Generalitat de Catalunya ka bërë tani kërkesë formale që ndeshja, e caktuar për 18 mars në Camp Nou, të zhvillohet pa tifozë në stadium për shkak të frikës se shpërndarjes së koronavirusit.

Napoli e ndali Barçën me barazim 1:1 në San Paolo muajin e kaluar dhe tani të dy klubet janë duke shitur bileta për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.

Ndërkohë, takimi mes Valencias dhe Atalantas do të luhet pa tifozë, për shkak se Bergamo dhe Lombardia janë dy rajonet më të prekura nga kjo sëmundje në Itali.

Ndeshja e Ligës së Evropës mes Interit dhe Getafes do të luhet po ashtu pa tifozë.

Fati i njëjtë mund ta përcjellë edhe takimin Barça-Napoli.

(Kosova Sot Online )