Ylli i Real Madridit: Humbja ndaj Betisit mund të na kushtojë me titull

  • 09 March 2020 - 12:01
Ylli i Real Madridit: Humbja ndaj Betisit mund të na kushtojë me titull

Casemiro e ka pranuar se humbja e Real Madridit 2:1 kundër Real Betisit mund t’i kushtojë klubit të tij me titull në La Liga.

Madridi e pati mundësinë ta rimarrë kreun e ligës para Barcelonës, por pësoi disfatë dhe tani ngel dy pikë prapa rivalit më të madh.

Mesfushori brazilian e uroi Betisin për triumfin, duke e pranuar se ishte skuadër më e mirë se Real Madridi.

“Për ta fituar La Ligën, ne duhet të luajmë mirë në çdo ndeshje, dhe sot nuk luajtëm mirë”, tha Casemiro pas ndeshjes.

“Nëse kundërshtari është më i mirë, që Betisi ishte, ne duhet ta urojmë dhe të vazhdojmë të punojmë sepse ne nuk ishim në nivelin që e treguam në lojën e fundit”, shtoi ai.

“Ne nuk luajtëm siç luajtëm kundër Barcelonës. Kjo disfatë mund të na kushtojë me LA Liga”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)