Solskjaer: Me dy a tri blerje jemi kandidat për titull në Premierligë

  • 09 March 2020 - 14:11
Solskjaer: Me dy a tri blerje jemi kandidat për titull në Premierligë

Ole Gunnar Solskjaer beson se Manchester United ka nevojë për dy ose tri blerje të reja për t’u konsideruar favorit për titullin e Premierligës sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” rritën shpresat për një vend në zonën Champions me fitoren 2-0 ndaj rivalëve të Manchester City, të dielën pasdite, por ata mbeten tri pikë poshtë vendit të katërt dhe 37 pikës pas Liverpoolit kryesues.

Sidoqoftë, Solskjaer beson se United do të jetë në gjendje të konkurrojë për trofeun e Premierligës sezonin e ardhshëm, nëse bën lëvizjet e duhura në gjatë afatit kalimtar veror.

“E ndiejmë se po përmirësohemi gjatë gjithë kohës. E dimë se na mungojnë një, dy apo tre lojtarë për t’u vlerësuar si pretendent për titullin. Po mendojmë për ngjitjen e mëtejshme në klasifikim, por Chelsea dhe Leicester janë ende para nesh.”

Manchester United me fitoren në derbi ndaj City-t regjistroi ndeshjen e 10-të radhazi pa humbje në të gjitha garat (7 fitore dhe 3 barazime).

Pa kritikave të shumta për shkak të dështimit të vazhdueshëm në treg, në “Old Trafford” kanë nisur të vlerësojnë afrimet nga vera së kaluar, si Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James. Edhe blerja e janarit, Bruno Fernandes, ka pasur një ndikim mjaft pozitiv në formacionin e Solskjaer.

(Kosova Sot Online)