Ronaldo flet për paraqitjen e 1.000-të personale dhe fitoren ndaj Interit

  • 09 March 2020 - 15:21
Ronaldo flet për paraqitjen e 1.000-të personale dhe fitoren ndaj Interit

Cristiano Ronaldo ndihet tejet krenar që e luajti ndeshjen e 1.000-të në karrierën e vet të bujshme profesionale, në fitoren e Juventusit 2:0 kundër Interit, duke thënë se triumfi ndaj rivalit për titull ishte tejet i rëndësishëm.

Sulmuesi 35-vjeçar nuk ia doli të shënojë gol në mbrëmjen e së dielës në Allianz Stadium, por bëri një arritje të madhe duke e zhvilluar ndeshjen e 1000-të në karrierën e shquar, gjatë të cilës ka luajtur për klube si Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid dhe tani Juve.

“Jam shumë krenar që i kam arritur 1.000 ndeshje zyrtare në karrierën time me një fitore shumë të rëndësishme, e cila na vë në krye të tabelës”, shkroi Ronaldo në Instagram.

“Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve, trajnerëve, familjes dhe miqve të mi, si dhe tifozëve të mi që më kanë ndihmuar ta korr këtë arritje të madhe”, shtoi ai.

Ronaldo i ka shënuar 725 gola për katër klube të ndryshe dhe ka luajtur në 18 sezone të ndryshme si futbollist profesionist. 

(Kosova Sot Online)