Flamurtari e trondit Ballkanin, fitojnë Feronikeli dhe Drenica

  • 09 March 2020 - 16:04
Flamurtari e trondit Ballkanin, fitojnë Feronikeli dhe Drenica

Flamurtari ka shkaktuar tronditje duke e mundur 2:0 liderin e Ipko Superligës, Ballkanin, duke e bërë një hap të rëndësishëm në luftë për mbijetesë në ligën elitare kosovare. Ndërkohë, në takimet e fundit të javës së 22-të të zhvilluara sot, Feronikeli e mundi Vushtrrinë 2:0, ndërsa Drenica e mposhti Dukagjinin 3:1.

Bashkim Shala dhe Veton Kabashi i shënuan golat e triumfit të papritur për Flamurtarin të hënën në kryeqytet, duke ia shkaktuar Ballkanit humbjen e katërt këtë sezon në ligë.

Kjo disfatë e klubit nga Suhareka nënkupton se tani gara për titull në Superligë është më e nxehtë së kurrë më parë, me Ballkanin që mbetet lider me 44 pikëve, por tani vetëm një më shumë se përcjellësi i parë, Drita dhe tri më shumë se Gjilani dhe Prishtina në pozitat tre dhe katër.

Ky triumf e largon klubin kuqezi nga zona e rënies nga liga, pasi Flamurtari tani grumbullon 28 pikë në pozitën e tetë, dy më shumë se Trepça ’89 dhe tri më shumë se Ferizaj në pozitat nëntë dhe 10-të.

Shala i kaloi vendasit në epërsi pas 20 minutave lojë, para se ta dyfishonte atë menjëherë në fillim të pjesës së dytë, duke realizuar me kokë pas një rivënie nga këndi.

Mirlind Dakut iu anuluan dy gola për pozitë jashtë loje, së pari në minutën e 40-të në mënyrën kontroverse e pastaj edhe në minutën e 85-të.

Daku, megjithatë, ia doli të shënojë një minutë parafundit, por tepër vonë për skuadrën e Ismet Munishit për ta shmangur humbjen.

Ndërkohë, në takimet e fundit të javës së 22-të të zhvilluara sot, Feronikeli e mundi Vushtrrinë 2:0, ndërsa Drenica e mposhti Dukagjinin 3:1. 


(Kosova Sot Online)