Kane, objektivi numër një i Solskjaer

  • 09 March 2020 - 19:51
Kane, objektivi numër një i Solskjaer

Zëvendës shefi ekzekutiv i “Djajve të Kuq”, Ed Woodward ka nisur të kërkojë informata për sulmuesin anglez

Manchester United është i interesuar ta transferojë Harry Kanen gjatë verës që vjen.

Zëvendës shefi ekzekutiv i “Djajve të Kuq”, Ed Woodward ka nisur të kërkojë informata për sulmuesin anglez.

United është në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm dhe e ka veçuar pikërisht yllin e Tottenhamit.

Përfaqësuesi anglez, i cili aktualisht është i lënduar, është po ashtu i interesuar për t’u larguar nga nënkampioni evropian.

Ai e do një klub me të cilin do të mund të luftonte për të fituar trofe. 

(Kosova Sot Online)