Kryeministri i Italisë: Serie A suspendohet për shkak të Coronavirusit

  • 09 March 2020 - 22:16
Kryeministri i Italisë: Serie A suspendohet për shkak të Coronavirusit

E gjithë Italia është shpallur zonë e kuqe. Serie A zyrtarisht është suspenduar për një datë të pacaktuar.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se nuk guxojnë të lejojnë vazhdimin e kampionatit për shkak të virusit vdekjeprurës, Coronavirus dhe me këtë rast, Serie A ndërkrehet me efekt të menjëhershëm.

Ai ka thënë se “s’mund të lejojmë që të vazhdojnë ndeshjet e futbollit, na vjen keq që po e them këtë, por fansat duhet ta kuptojnë”.

Ai ndër të tjera tha se do të ndërpritet çdo aktivitet tjetër sportiv.

E gjithë Italia është shpallur zonë e kuqe. 


(Kosova Sot Online)