Çka tani, pas suspendimit të Serie A?

  • 09 March 2020 - 22:54
Çka tani, pas suspendimit të Serie A?

Serie A është suspenduar të paktën deri me 3 prill, varësisht se si do të jetë gjendja për shkak të koronavirusit

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se nuk guxojnë të lejojnë vazhdimin e kampionatit për shkak të virusit vdekjeprurës, Coronavirus dhe me këtë rast, Serie A ndërkrehet me efekt të menjëhershëm.

Tani raportohet se suspendimi do të jetë deri me datën 3 prill, nëse nuk përmirësohet asgjë, atëherë s’do të nisë kampionati.

Por edhe nëse nis, do të jetë e pamundur që ndeshjet të kryhen para qershorit kur është planifikuar që të zhvillohet Kampionati Evropian.

Por, sipas mediave botërore, ka shumë mundësi që Euro 2020 të shtyhet për në vjeshtë, ose për vitin e ardhshëm.

Derisa Football Italia raporton se në rastin më të keq, duke parë përhapjen e Coronavirusit, liga mund të ndërpritet krejtësisht, s’do të ketë titull për askënd, vetëm zonat evropiane për skuadra do të caktohen si dhe do të rritet Serie A në 22 ekipe, me 2 ekipe të Serie B që promovohen.

E gjithë Italia zyrtarisht është shpallur zonë e kuqe.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 97 presona, duke shkuar numri në 463, derisa 733 persona janë në kujdes intensiv.

Përfshirë edhe ata që janë shëruar, total pozitiv me Coronavirus kanë dalë në Itali 9,172 persona.


(Kosova Sot Online)