“Man Unitedit i ka munguar një lojtar si Fernandesi”

  • 09 March 2020 - 23:18
“Man Unitedit i ka munguar një lojtar si Fernandesi”

Ka vetëm pak muaj në ‘Old Trafford’, por tashmë po merr lëvdata nga të gjithë

Bruno Fernandes është zhvilluar paraqitje mbresëlënëse te Manchester United, sikur të kishte një jetë të tërë në ‘Old Trafford’, e jo dy muaj.

I fundit që ka folur fjalë të mira për portugezin është ish-mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’, njeriu që e ka veshur fanellën e kuqe për 15 sezone – Wesley Michael Broën.

“Është interesante, kur lojtarët arrijnë në janar, shpesh nuk e di se si do të shkojë, nganjëherë duhet kohë për t’u adaptuar. Por Fernandes ka ardhur dhe e ka ndryshuar krejt ekipin”, tha Brown për Goal.

“Ai është tip lojtari që i ka munguar Unitedit. Ai e do gjithmonë topin, ka disa lëvizje speciale”.

“Ai i ka sjellë shumë ekipit, besimi te lojtarët është më i madh që nuk e kanë pasur para ardhjes tij. Mendoj se ekipi do të vazhdojë të përmirësohet me të”. 


(Kosova Sot Online)