Qartet Messi, reagon ndaj planit të Sociedadit për t’ia ndalur goditjen nga gjuajtja e lirë

  • 10 March 2020 - 08:45
Qartet Messi, reagon ndaj planit të Sociedadit për t’ia ndalur goditjen nga gjuajtja e lirë

Lionel Messi mbeti i habitur, por jo i shqetësuar, nga plani që lojtarët e Real Sociedadit e bënë gati për t’ia ndalur atij goditjen nga gjuajtja e lirë, gjatë ndeshjes mes dy klubeve në La Liga.

Real Sociedadi doli me një plan të paparë për t’ia pamundësuar Lionel Messit shënimin e golit nga gjuajtja e lirë, në takimin e së shtunës kundër Barcelonës në La Liga.

Messi, megjithatë, e shënoi golin e triumfit 1:0 të Barçës, duke realizuar nga penalltia për ta kthyer skuadrën e tij në krye të La Ligës.

Messi e kishte realizuar një gol të jashtëzakonshëm kundër Sociedadit dy sezone më parë, dhe lojtarët e La Real u siguruan që argjentinasi të mos e përsërisë atë të shtunën në Camp Nou.

Plani i trajnerit Imanol Alguacil ishte ta mbi popullonte zonën e portierit duke vendosur sa më shumë lojtarë përpara topit, në vend se ta vendoste një mur mbrojtës tradicional. Messi e vërejti menjëherë këtë taktikë, mirëpo nuk i bëri shumë përshtypje.

Messi e harkoi topin, pa kërkuar të gjuajë drejt portës, dhe mbrojtja e Sociedadit e largoi topin pa telashe.

(Kosova Sot Online )