Lista e mosmarrëveshjeve mes Zidane dhe drejtuesve të Realit

  • 10 March 2020 - 11:03
Lista e mosmarrëveshjeve mes Zidane dhe drejtuesve të Realit

Jo vetëm rezultatet në ndeshjet e fundit, por edhe një numër i vendimeve të Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit kanë shkaktuar huti në klub dhe te drejtuesit e klubit.

Ngjashëm me atë që ndodhi në fillim të sezonit, vendimet e Zinedine Zidane janë duke u kritikuar dhe duke u vënë në pikëpyetje, pasi që shumë qëndrime të tij janë plotësisht të ndryshme me ato të drejtuesve të klubit, shkruan Marca.

Marcelo-Mendy

Klubi madrilen tentoi ta rindërtojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe njëri ndër emrat që u soll për atë qëllim ishte edhe Ferland Mendy.

Edhe pse francezi s’e kishte fituar ende statusin e një superylli në botën e futbollit, ai u përshtat në skuadër dhe u bë lojtar i rëndësishëm kur gjeti stabilitet në formacion të parë.

Megjithatë, gjatë javëve të fundit, Zidane ka tentuar ta sjellë Marcelon në nivelin e tij më të mirë sërish dhe kthimi i brazilianit në formacionin e parë ka ardhur në një moment kur Real Madridi po pëson rezultate të dobëta.

Jovic-Mariano

Një tjetër pikë diskutimi në të cilën s’pajtohen mes vete drejtuesit e Real Madridit dhe trajneri Zidane i takon fazës së ulmit.

Real Madridi e bleu Luka Jovicin gjatë verës, mirëpo Zidane nuk ka arritur ta nxjerrë më të mirën nga ai dhe në disa raste e ka lënë sulmuesin serb edhe jashtë skuadrës për ndeshje, duke mos ia lënë një vend as në stol.

Zidane e ka kthyer vëmendjen drejt Mariano Diaz-it gjatë kohës së fundit, pasi që ai e kishte kaluar shumicën e sezonit në periferi të skaudrës. Ai ishte titullar për herë të parë në La Liga në ndeshjen kundër Barcelonës, në të cilën shënoi me prekjen e tij të parë.

Rodrygo-Bale

Zidane duket se e ka vendosur të ardhmen e uellsianit edhe një herë tjetër, pasi që Bale, bashkë me Rodrygon, janë shndërruar nga lojtarë të rëndësishëm në skuadër te duke mos qenë as në planet e trajnerit.

Braziliani nuk ka luajtur që një muaj e gjysmë dhe atij s’i është dhënë mundësia ta fitojë një vend në skuadër as në ndeshjet me rezutlate të dobëta.

Drejtuesit e Real Madridit nuk e kanë kuptuar asnjëherë vendimin për ta lënë anash Gareth Bale-n, ndërsa Rodrygo ka mbetur i hetuar nga përjashtimi i tij nga skuadra.

Valverde-Militao

Fede Valverde ishte njëri ndër lojtarët “e zbuluar” nga Zidane dhe ishte njëri ndër lojtarët kyç që i ndihmuan Zidane-t ta përmirësojë situatën në klub afër fillimit të seoznit.

Por, tani, pasi e fitoi vendin si i rregullt në formacion të parë, trajneri nganjëherë vendos t’i ndryshojë gjërat dhe e largon atë nga formacioni i parë, edhe pse ndeshjet e këtij sezoni e kanë dëshmuar rëndësinë e tij për skuadrën.

Klubi s’është i kënaqur as me mënyrën se si është trajtuar Eder Militao, përkundër që ai luajti në ndeshjen kundër Real Betisit dhe s’arriti të kontribuojë mjaftueshëm.

(Kosova Sot Online)