Bjellorusia zbulon listën, mund të luajë me Kosovën në finale

  • 10 March 2020 - 12:30
Bjellorusia zbulon listën, mund të luajë me Kosovën në finale

Trajneri i Bjellorusisë, Mikhail Markhel e ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë, dhe të finales eventuale me Kosovën apo Maqedoninë e Veriut.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Bjellorusisë, Mikhail Markhel e ka publikuar sot listën preliminare të futbollistëve të ftuar për ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë.

Por, kjo listë vlen edhe për finalen eventuale ndaj Kosovës ose Maqedonisë së Veriut.

Lista preliminare e bjellorusëve i përfshin 35 futbollistë, ndërsa ajo do të reduktohet në 23 futbollistë më 23 mars.

Ekipi bjellorus do t’i nis përgatitjet për sfidën ose sfidat e marsit më 21 të këtij muaji.

Bjellorusia do të luajë me Gjeorgjinë në Tbilisi më 26 mars.

E fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me Kosovën ose Maqedoninë e Veriut më 31 mars. /Gazeta Express/

Lista preliminare e Bjellorusisë

Portierë: Alyaksandr Hutar (FC Dinamo Brest), Pavel Pavlyuchenko (FC Dinamo Brest), Egor Khatkevich (FC Isloch), Anton Chichkan (FC BATE Borisov);

Mbrojtës: Alyaksandr Martynovich (FC Krasnodar), Dzyanis Palyakoë, Nikolay Zolotov (FC Ural), Syarhey Palitsevich, Syarhey Matsveychyk, Ihar Burko (all – FC Shakhtyor Soligorsk), Nikita Naumov (FC Zhetysu), Aleksandr Pavlovets (FC Dinamo Brest), Maksim Shvyatsoë (FC Dinamo Minsk), Sergey Karpovich (FC Isloch);

Mesfushorë: Syarhey Kislyak, Mikhail Gordeichuk, Pavel Savitski (FC Dinamo Brest), Stanislaë Drahun, Ihar Stasevich, Pavel Nyakhaychyk, Evgeni Yablonski, Dzmitry Baha (FC BATE Borisov), Ivan Maevski, Max Ebong (both – FC Astana), Nikita Korzun (UD Vilafranquense), Yury Kavalyoë (FC Arsenal), Yury Kendysh, Dmitry Podstrelov (FC Shakhtyor Soligorsk), Ivan Bakhar, Vladislav Klimovich (FC Dinamo Minsk);

Sulmues: Dzyanis Laptseë, Maksim Skavysh, Anton Saroka (FC BATE Borisov), Vitaly Lisakovich (FC Shakhtyor Soligorsk), Ilya Shkurin (FC CSKA).

(Kosova Sot Online)