“Man Unitedit s’i duhet Pogba më, e ka Fernandesin”

  • 10 March 2020 - 12:52
“Man Unitedit s’i duhet Pogba më, e ka Fernandesin”

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, beson se Djajtë e Kuq nuk kanë më nevojë për Paul Pogban, për shkak se mungesën e tij e mbulon dhe e kompenson portugezi i transferuar në janar, Bruno Fernandes.

Mesfushori francez Paul Pogba është spekuluar për një largim potencial nga Old Traffordi që në kohë të gjatë, pasi që edhe vetë e pranoi se është në kërkim të një sfide të re gjatë verës së kaluar, kur Real Madridi e Juventusi tentuan ta transferojnë.

Pogbas mund t’i plotësohet dëshira për t’u larguar nga Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka qenë duke e testuar skuadrën pa francezin gjatë këtij sezoni, kur Pogba ka qenë i lënduar shumicën e kohës.

Pogba i ka bërë vetëm tetë paraqitje për Manchester Unitedin këtë sezon shkaku i lëndimeve. Fillimisht, Djajtë e Kuq e patën të vështirë pa të në mesfushë, mirëpo situata është përmirësuar dukshëm pas transferimit të Bruno Fernandesit nga Sporting Lisbona gjatë janarit.

 “Tifozët mendonin se Paul Pogba do të bëhej ylli i skuadrës, por shikojeni se si ka shkuar kjo. Nëse ai ende dëshiron të largohet, unë mendoj se do të ishte më e lehtë për Olen ta lejojë shitjen e tij tani që e ka Burnon”, ka thënë Ince.

“Nuk më duket se ai i nevojitet skuadrës më. Paraqitjet e tij me të vërtetë të mrekullueshme kanë qenë të rralla dhe larg njëra-tjetrës, kështu që shitja e tij mund t’i konvenojë edhe klubit e edhe lojtarëve”.

“Nëse ai kthehet para fundit të sezonit, për të s’do të ketë vend as në skuadër. Ai do të duhet të luftojë për një vend në formacion – nëse arrin të hyjë në formacion të parë”.

(Kosova Sot Online)