Lajm i keq për Real Madridin, Courtois mungon në ndeshjen kthyese kundër Cityt

  • 10 March 2020 - 12:55
Lajm i keq për Real Madridin, Courtois mungon në ndeshjen kthyese kundër Cityt

Real Madridi do të luajë pa portierin Thibaut Courtois në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, pasi që belgu ka pësuar lëndim.

Los Blancos e kanë konfirmuar se portieri belg Thibaut Courtois është duke vuajtur nga një lëndim në ijë dhe se do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme kundër Manchester Cityt.

Courtois luajti plot 90 minuta në ndeshjen e fundit të Real Madridit në La Liga, kundër Real Betisit, të dielën, përderisa skuadra e Zinedine Zidane pësoi disfatë me rezultat 2:1.

Megjithatë, ai u pa duke ecur me vështirësi pas ndeshjes. Ky veprim i tij i shqetësoi tifozët e Real Madridit, pasi që klubin madrilen e presin ndeshje të rëndësishme gjatë javëve në vijim.

Por, testet mjekësore i kanë konfirmuar shqetësimet e tifozëve të Real Madridit, pasi që 27-vjeçarit do t’i duhet të pushojë për t’u shëruar plotësisht.

Kjo do të thotë që Courtois nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Eibarit të premten, ndërsa do të mungojë edhe në ndeshjen e rëndësishme kundër Manchester Cityt në Etihad, pasi që Reali e humbi ndeshjen e parë në Bernabeu me rezultat 2:1. 

(Kosova Sot Online)