I shkurtohet orari i ushtrimeve, klubi i volejbollit Feniks pushon aktivitetin

  • 10 March 2020 - 15:17
I shkurtohet orari i ushtrimeve, klubi i volejbollit Feniks pushon aktivitetin

Klubi i volejbollit Feniks, në konkurrencën e femrave, e ka marrë vendimin më të rëndë të mundshëm: pushimin e aktivitetit.

Në fakt, klubi nga Kamenica për këtë vendim e fajëson Departamentin e Sportit dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë, të cilët ia kanë shkurtuar orarin e ushtrimeve këtij klubi.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit nga Kamenica, të publikuar në rrjetet sociale:

“Njoftim.

Ju njoftojme se per shkak se na eshte shkurtuar orari i ushtrimeve vetem 4 ore ne jave nga departamenti i sportit dhe Dkrs ne Kamenicë te cilet e kane bere palestren si pron private ne duhet te i nderpresim te gjitha ushtrimet .

Arsyetim:

4 ore ne jave i bie 32 min ne dite,po te pyesim edhe nje plak qe ska lidhje me sport se a mjaftojn 32 min ne dite ushtrime besoj qe do marrim pergjigjen jo.Me urdher te Kryetarit kemi shrytezuar palestren e shkolles se Roganes mirpo drejtoresha e arsimit Mirhane Morina urdheron drejtoreshen ne rogan qe te nderpriten ushtrimet edhe ne Rogan (ose te paguajm 50 euro oren qe te shfrytezojm palestren), kjo eshte per tu habit se qka mendojne per femije kta te departamentit per kulture rini dhe sport dhe drejtoresha e arsimit,njashtu drejtori i Dkrs dhe drejtoresha e arsimit nuk kane kohe as per takim 5 min te bisedojme per kete problem.

Njoftohen 7 dite me heret qe do mbajme turnir nderkombetar dhe nuk jane ne gjendje te organizojne se pakut nje pritje per 40 persona nga Shqiperia ne mesin e tyre edhe 5 delegat te Federates se volejbollit nga Shqiperia dhe qka eshte me e keqja nuk na hapin palestren pa e lajmeruar kryetarin e komunes Qendron Kastratin.

Une nuk mundem ti kuptoj se pse i pengon kaq shume dikush qe punon me sinqeritet te plot me femijet e komunes duke u nis nga mosha 8 vjeqare e larte…..Kjo eshte arsya qe shumica e te rinjeve nuk e shohin Kamenicen si qytet per te jetuar .Kesisoj ne fakt se neve na duhet te mbyllim klubin dhe i gezon plot prej atyre te departamentit qe kte edhe e deshirojnë…NO COMMENT ….”, shkruan klubi nga Kamenica.

(Kosova Sot Online)