Zyrtare: Maqedoni e Veriut – Kosovë, pa praninë e shikuesve

  • 10 March 2020 - 15:42
Zyrtare: Maqedoni e Veriut – Kosovë, pa praninë e shikuesve

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, do të luhet në Shkup më 26 mars, me dyer të mbyllura shkaku i rrezikut nga koronavirusi.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet zyrtarisht pa praninë e publikut.

Vendimi zyrtar ka ardhur sot nga Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Sipas tij, për shkak të mos përhapjes së koronavirusit, takimi me Kosovën si dhe çdo aktivitet tjetër sportiv në vendin fqinj do të luhet me dyer të mbyllura.

“Me rekomandim të Repartit për Sëmundje Infektive, 30 ditët e ardhshme çdo event sportiv do të zhvillohet pa praninë e Publikut”, tha mes tjerash Ministri Filipçe, njofton Sportmania.

Ditëve të fundit spekulohej se kjo ndeshje do të luhej me dyer të mbyllura, ndërsa vetëm sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i këtij vendimi.

Pra, përfundimisht ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, do të luhet në Shkup më 26 mars, me dyer të mbyllura shkaku i rrezikut nga koronavirusi. 

(Kosova Sot Online)