Serie A mund të mos përfundojë fare, këto janë 3 opsionet se çfarë do të ndodhë

  • 10 March 2020 - 18:31
Serie A mund të mos përfundojë fare, këto janë 3 opsionet se çfarë do të ndodhë

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) ka njoftuar pas një takimi të martën se sezonin në Serie A mund të mos përfundojë fare, për shkak të shpërthimit të sëmundjes ngjitëse, koronavirus.

Dje u konfirmuar se asnjë ndeshje e Serie A nuk do të zhvillohej deri më 3 prill, pas dekretit të qeverisë së vendit për ta futur tërë vendin e karantinë.

Por, pas mbledhjes së sotme të shtëpisë së futbollit italian, është vendosur që sezoni aktual mund të mos përfundojë fare.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i ka dhënë tri opsione se çfarë duhet të ndodhë nëse sezoni nuk mund të përfundohet.

Zhvillimi i një faze play-off, Italia të mos ketë fare kampion për sezonin 2019/20, apo deklarimi i renditjes aktuale tabelore si përfundimtare.

Play-off do të mbahej për të vendosur se kush shpallet kampion dhe tri klube të bien në Serie B.

Por nëse fituesi i titullit shpallet bazuar në renditjen aktuale, atëherë Juventusi do të bëhej kampion për herë të nëntë radhazi, sepse e ka një pikë më shumë se Lazio pas fitores ndaj ekipit të renditur në vendin e tretë, Interit, 2:0 të dielën. 

(Kosova Sot Online)