Mbappe e bën testin e koronavirusit, pasi ka dy ditë që nuk stërvit

  • 10 March 2020 - 20:38
Mbappe e bën testin e koronavirusit, pasi ka dy ditë që nuk stërvit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili nuk ka stërvitur në dy ditët e fundit, e ka bërë një test të martën për të kuptuar nëse është infektuar me koronavirus, njofton gazeta e madhe franceze “L’Equipe”.

I sëmurë që prej të hënës, Mbappe nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore të PSG-së në dy ditët e fundit. Kampioni i botës vuan nga angjina.

Si masë parandaluese, sulmuesi parisien e bëri një test të martën për të mësuar nëse është infektuar nga koronavirusi, sëmundja ngjitëse që është duke u shpërndarë më të madhe nëpër botë.

Rezultati i testit të tij do të bëhet  ditur sonte vonë apo nesër në mëngjes, sipas të përditshmes franceze.

Por gazeta franceze thotë se rezultati do të dalë negativ, për shkak se ai vuan nga dhimbje në gjoks dhe jo nuk ka ndonjë simptomë të koronavirusit.

Edhe nëse testi i tij del negativ, ka shumë pak gjasa që Mbappe të luajë të mërkurën kundër Dortmundit, në takimin kthyes të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai pritet të jetë pjesë e ekipit të Thomas Tuchel. 

(Kosova Sot Online)