Juve e monitoron situatën e Harry Kane

  • 11 March 2020 - 16:46
Juve e monitoron situatën e Harry Kane

“Bianconeri” mund t’ia mësyjnë sulmuesit anglez të Tottenhamit gjatë verës që vjen, ndërsa e kanë në opsion edhe Mauro Icardin e Interit

Juventusi është i interesuar për një sulmues të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm.

“Bianconeri” e duan pasardhësin e Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë verës që vjen.

Dhe, mediat italiane shkruajnë se Bardhezinjtë ia kanë vënë syrin sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas mediumit “Tuttosport”, kampioni aktual italian e ka në opsion edhe Mauro Icardin e Interit, i cili është i huazuar në Paris Saint-Germain.

Por, nëse nuk arrin tek sulmuesi argjentinas, Juventusi do të mundohet ta sjell në Torino përfaqësuesin anglez, Kane. 

(Kosova Sot Online)