Reali interesohet për Fekirin

  • 11 March 2020 - 17:25
Reali interesohet për Fekirin

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë gjatë verës yllin e Real Betisit, i cili vlerësohet plot 90 milionë euro

Nabil Fekir është bërë objektiv i Real Madridit.

Kështu shkruan mediumi spanjoll “Don Balon”.

Mesfushori francez po shkëlqen në fanellën e Real Betisit, ku ishte transferuar gjatë verës së kaluar.

Ish-futbollisti i Lyonit aktualisht vlerësohet plot 90 milionë euro.

“Los Blancos” shpresojnë që këtë shifër ta ulin duke i përfshirë një apo dy lojtarë të tyre.

Reali mund t’ia ofrojë Betisit, Mariano Diazin apo James Rodriguezin për ta reduktuar çmimin e Fekirit.

Trajneri Zinedine Zidane e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e përfaqësuesit francez. 

(Kosova Sot Online)