Atletico ia vë syrin Lacazettes

  • 11 March 2020 - 18:20
Atletico ia vë syrin Lacazettes

“Los Colchoneros” janë duke e monitoruar me kujdes situatën e sulmuesit francez të Arsenalit, i cili po e kërkon një ekperiencë të re

Atletico Madridi është duke e monitoruar me sukses situatën e sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Klubi spanjoll është në kërkim të një sulmuesi dhe duket se ia ka vënë syrin pikërisht futbollistit francez.

Për këtë është e bindur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Lacazette i ka realizuar 7 gola në 20 ndeshje të Premierligës deri tash me Arsenalin në sezonin 2019-2020.

28 vjeçari pritet të largohet nga Londra gjatë verës pasi e do një ekip ku do të mund të luftonte për të fituar trofe. 


(Kosova Sot Online)