PSG synon eliminimin e Dortmundit me Neymar e Cavani në sulm

  • 11 March 2020 - 20:15
PSG synon eliminimin e Dortmundit me Neymar e Cavani në sulm

Paris Saint Germain pret sonte në Parc des Princes skuadrën gjermane Borussia Dortmund ku do të synojë kalimin tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Ndeshjën e parë e ka fituar skuadra gjermane me rezultat 2-1 por sonte ata do të përballen në Paris me PSG.

E për të rikthyer rezultatin trajneri i PSG-se, Thomas Tuchel ka zgjedhur që në sulm të prij Neymar, Cavani dhe Di Maria.

Skuadrës franceze sonte pritet që ti mungojë njëri prej lojtarëve kryesor të saj, Mbappe.

Në anën tjetër, edhe Dortmund ka startuar me një formacion ofensivë.

Trajneri i skuadrës gjermane, Favre ka vendosur që në sulm sonte të startojë me Sancho, Haaland dhe Hazard.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)