FBK-ja anulon eventin me trajnerin e njohur Drvariç

  • 12 March 2020 - 11:34
FBK-ja anulon eventin me trajnerin e njohur Drvariç

Të shtunën ishte paraparë të mbahej Klinika për Trajnerë në organizimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), FIBA Evropës dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.

Ligjërues në këtë Klinikë ishte trajneri i njohur slloven, Janez Drvariç, megjithatë është anuluar për shkak të frikës së koronavirusit.

Anulimi i kësaj klinike ka ardhur në koordinim me FIBA-n, derisa për zhvillimin e kësaj klinike, FBK-ja do të ju njoftojë me kohë.

Në mbarë botën janë anuluar shumë evente sportive për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Federata e Basketbollit e Kosovës duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka vendosur, që nga dita e sotme, ndeshjet të zhvillohen pa shikues deri në një vendim të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)