Simeone: Oblaku është Messi i portierëve

  • 12 March 2020 - 11:56
Simeone: Oblaku është Messi i portierëve

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e krahasoi portierin Jan Oblak me superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, pas paraqitjes mbresëlënëse të sllovenit në fitoren e Atletico Madridit kundër Liverpoolit.

Skuadra e Diego Simeones e mposhti Liverpoolit me rezultat 3:2 pas kohës shtesë në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Anfield, duke e eliminuar kështu kampionin në fuqi të Evropës nga gara.

Goli i shënuar nga Georginio Wijnaldum në pjesën e parë të ndeshjes bëri që fituesi të vendoset në kohën shtesë. Roberto Firmino e dyfishoi epërsinë e anglezëve vetëm katër minuta pasi filloi koha shtesë, që bëri që tifozët vendas ta festojnë atë gol si fitore.

Megjithatë, festa s’u zgjati shumë pasi që Atletico Madridi e përmbysi rezultatin falë dy golave të shënuara nga Marcos Llorente dhe një gol të shënuar afër fundit nga Alvaro Morata, për ta fituar përballjen me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Adrian e kishte bërë gabimin e madh që çoi deri te goli i parë i Llorentes. E në anën tjetër, Oblaku i Atletico Madridit ishte mbresëlënës dhe i rezistoi shumicës së sulmeve nga gjiganti anglez.

“Ne e kemi një portier që, pa asnjë dyshim, është më i mirë në botë. Kam qenë duke e thënë këtë gjë që një kohë të gjatë”, tha Simeone, pas ndeshjes.

“Është njëjtë, sikur që Barcelona e ka Messin. Ai vendos ndeshje me aftësinë e tij për të nisur aksione të sulmit. Oblak i zgjidh problemet me pritjet e tij”.

Oblaku pati lëvdata edhe për Llorenten që i shënoi dy gola dhe e zëvendësoi Diego Costan e zemëruar.

“Llorente e solli një revolucion në ekip. Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe klubin. Ishte një ndeshje historike kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm me intensitet të madh dhe në një stadium të bukur”, shtoi Simeone.

“Ata na bënë presion, por ne u mbajtëm fort, pa u larguar nga plani ynë dhe patëm sukses falë punës të të gjithëve. Më jep kënaqësi të madhe sepse, edhe pse duket e thjeshtë, nuk është e thjeshtë të fitojmë”. 

(Kosova Sot Online)