Trippier: Atletico e kishte plan ta irritojë Liverpoolin

  • 12 March 2020 - 12:34
Trippier: Atletico e kishte plan ta irritojë Liverpoolin

Kieran Trippier e pranon se Atletico Madridi e kishte synim ta irritojë skuadrën e Liverpoolit në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve në Anfield, pasi që e dinin se ata do të duhej t’i mbijetonin presionit nga anglezët për të krijuar raste edhe vetë.

Skuadra e Diego Simeones e mposhti Liverpoolin me rezultat 3:2 pas kohës shtesë në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Anfield, duke e eliminuar kështu kampionin në fuqi të Evropës nga gara.

Goli i shënuar nga Georginio Wijnaldum në pjesën e parë të ndeshjes bëri që fituesi të vendoset në kohën shtesë. Roberto Firmino e dyfishoi epërsinë e anglezëve vetëm katër minuta pasi filloi koha shtesë, që bëri që tifozët vendas ta festojnë atë gol si fitore.

Megjithatë, festa s’u zgjati shumë pasi që Atletico Madridi e përmbysi rezultatin falë dy golave të shënuara nga Marcos Llorente dhe një gol të shënuar afër fundit nga Alvaro Morata, për ta fituar përballjen me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Gjiganti i Premierligës e dominoi posedimin e topit dhe kishte dyfish më shumë goditje drejt portës sesa kundërshtari spanjoll, megjithatë s’arriti ta shfrytëzojë këtë dominim dhe iu shuan shpresat për ta mbrojtur titullin e kampionit.

“Ne e dinim se do të ishte shumë e vështirë, edhe pse ishim në epërsi nga ndeshja e parë. Liverpooli është një skuadër fantastike. Ne duhej të qëndronim të fortë të mbrojtje, ta mbanim formën dhe ta irritonim Liverpoolin”, ka thënë Trippier.

“Ne e dinim se do të kishim raste edhe ne nëse do ta thyenim presionin e Firminos, Sadio Manes dhe Mohamed Salah. Ne vazhduam të punonim dhe në fund e morëm fitoren. Ne e dinim se do të na vinin mundësitë dhe thjesht duhet të jemi të saktë në ato raste”. 

(Kosova Sot Online)