Marca: UEFA shqyrton suspendimin e Ligës së Kampionëve

  • 12 March 2020 - 13:45
Marca: UEFA shqyrton suspendimin e Ligës së Kampionëve

Koronavirusi e ka prekur edhe botën e futbollit, pasi që mbrojtësi i Juventusit Daniele Rugani doli pozitiv në testin për këtë virus. Lajmi u bë i ditur të mërkurën në mbrëmje, gjatë ditë para se Juventusi ishte planifikuar të luante kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Hapi i radhës është i qartë: Ai do të izolohet, skuadra e tij nuk do të luajë në disa ndeshje dhe kundërshtari i fundit i Juventusit, Interi, do të duhet të vendoset në karantinë gjithashtu, shkruan Marca.

Interi është planifikuar të luajë kundër Getafes në Ligën e Evropës të enjten, mirëpo ndeshja u suspendua të mërkurën pasdite.

Në anën tjetër, Juventusi e ka ndeshjen kthyese kundër Lyonit në 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve – ndeshje kjo që tani duket se do të suspendohet për shkak të këtij lajmi të fundit.

Që nga fillimi i krizës, UEFA i ka respektuar të gjitha vendimet e qeverive individuale, ata kanë pritur dhe i kanë respektuar vendimet ashtu siç janë marrë nga politikanët.

Situata ka ndryshuar me kalimin e ditëve dhe tani është bërë më e vështirë të mbahet situata nën kontroll.

Në zyrat në Nion të Zvicrës, UEFA e ka bërë të qartë që futbolli është një sport që e ka përbërës të rëndësishëm edhe biznesin, megjithatë në radhë të parë vjen shëndeti i atletëve dhe tifozëve.

Paraqitja e rastit të parë me koronavirus në futboll i ka nxitur autoritetet e futbollit në Evropë të mendojnë edhe për suspendimin e eventeve të radhës. Pyetja për ta tani është e qartë: A ka kuptim të vazhdojë gara në këto rrethana?

Pas diskutimeve me shumë ekspertë, tani Marca raporton se shumë zyrtarë të UEFA-s besojnë se garat duhen të ndalen.

Të enjten, Liga e Evropës do të vazhdojë me disa ndeshje të zhvilluara pa tifozë dhe disa ndeshje të suspenduara, përderisa UEFA është e vetëdijshme që Juventusi nuk do të mundë të luajë kundër Lyonit javën e ardhshme.

Për shkak të këtyre rrethanave, Marca raporton se UEFA do t’i ndalë garat e veta deri sa të përmirësohet situata dhe të jetë e sigurt për atletët dhe tifozët të rinisin ndeshjet. 

(Kosova Sot Online)