Koronavirusi prek edhe Formula 1, rrezikohet gara e parë e Botërorit 2020

  • 12 March 2020 - 13:51
Koronavirusi prek edhe Formula 1, rrezikohet gara e parë e Botërorit 2020

Një person i stafit teknik të McLaren ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit, ndaj skuderia ka njoftuar tërheqjen nga Çmimi i Madh i Australisë.

Skuderia britanike ka bërë një njoftim zyrtar ku i mëshon faktit se personi i infektuar ishe izoluar menjëherë sapo ishin shfaqur shenjat e para të sëmundjes.

I gjithë ekuipazhi i McLaren është futur në karantinë, duke përmendur këtu edhe pilotët Lando Norris dhe Carlos Sainz.

Përhapja e koronavirusit në të gjithë botën dhe ky lajm ka ngritur alarm të madh, ndaj është vënë në dyshim edhe realizimi i garës së parë të Botërorit 2020 për Çmimin e Madh të Australisë.

Image

(Kosova Sot Online)