Ballkani për t’u marrë shembull, fillon dezinfektimin në stadium

  • 12 March 2020 - 14:42
Ballkani për t’u marrë shembull, fillon dezinfektimin në stadium

Klubi i futbollit Ballkani është për t’u marrë shembull nga klubet tjera kosovare. 

Në fakt, therandasit kanë nisur ta dezinfektojnë sot stadiumin e tyre pas rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Së fundmi, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që ndeshjet e IPKO Superligës të luhen pa tifozë.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka këshilluar klubet t’i dezinfektojnë ambientet ku qëndrojnë lojtarët dhe stafet, mbi të gjitha zhveshtoret.

Ballkani përmes rrjeteve sociale e ka bërë një postim, ku shihen punëtorët duke i dezinfektuar ambientet e klubit.

“FC Ballkani është shtëpi e madhe dhe ka zot shtëpie. Shëndeti është primar”, shkruan në postimin e Ballkanit.

Veprimin e klubit e ka përshëndetur edhe trajneri Ismet Munishi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fc Ballkani tregon kulture te lart dhe pergjegjeso te madhe ndaj lojtareve stafit dhe kundershtarve . Dezinfekton fushen dhe ambientet e zhveshjes”, ka shkruar trajneri i njohur kosovar. 

(Kosova Sot Online)