Edhe Premierliga me dyer të mbyllura?

  • 12 March 2020 - 16:34
Edhe Premierliga me dyer të mbyllura?

Shkaku i rrezikut nga koronavirusi, edhe kampionati anglez mund të luhet pa shikues. Ndërkohë, La Liga dhe Serie A janë pezulluar

Premierliga mund t’i mbyll dyert për shikues.

Mediumi “The Times” shkruan se nga fundjava tjetër, të gjitha ndeshjet e futbollit profesionist anglez pritet të luhen pa shikues, për ta luftuar pandeminë koronavirus.

Qeveria britanike ka vendosur që ta luftojë këtë virus dhe një prej masave që do të merren janë shmangia e tubimeve.

Me këtë rast, ndër vendimet që do të merren do të jetë që edhe ndeshjet e Premierligës të luhen pa shikues.

Për mijëra abonues të klubit është paraparë mundësia që t’i ndjekin ndeshjet përmes televizorit pa paguar.

Ndërsa, kafenetë, ku mblidhen tifozët që nuk kanë bileta për stadium, nuk do të mund t’i transmetojnë një kohë ndeshjet.

Këto vendime pritet të hyjnë në fuqi kur në Mbretërinë e Bashkuar të kalohet numri 500 i të infektuarve.

Deri tash, nga koronavirusi janë prekur 460 persona.

(Kosova Sot Online)