Interi i do 85 milionë euro për Icardin

  • 12 March 2020 - 17:03
Interi i do 85 milionë euro për Icardin

Interi i do 85 milionë euro për Icardin

“Nerazzurri” janë të vendosur ta shesin sulmuesin argjentinas, por jo për një shumë më të ulët se kjo

Interi është i vendosur për ta shitur Mauro Icardit gjatë verës që vjen.

“Nerazzurri” nuk po e ndiejnë fare mungesën e sulmuesit argjentinas duke e pasur parasysh se e kanë të pasur fazën e sulmit me Romelu Lukakun, Lautaro Martinezin e Alexis Sanchezin.

Ish-futbollisti i Sampdorias është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain.

Mirëpo, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se përfaqësuesi argjentinas dëshiron të rikthehet në Serie A.

Raportohet se interesim serioz për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Juventusi.

Drejtori sportiv i “Bianconeri”, Fabio Paratici i ka nisur kontaktet me gruan dhe menaxheren e Icardit, Wanda Nara.

Rikthimi afatgjatë në Inter për Icardin duket të jetë i pamundshëm.

(Kosova Sot Online)