Bundesliga mund të anulohet krejtësisht

  • 12 March 2020 - 21:23
Bundesliga mund të anulohet krejtësisht

Kjo fundjavë mund të jetë e fundit për Bundesligën këtë sezon.

Të hënën do ketë një mbledhje të jashtëzakonshme të Federatës Gjermane të Futbollit dhe mund të vendoset përfundimi i kampionatit për këtë sezon.

Nuk do ketë kampion, nuk do ketë të rënë nga kategoria. Vendi 1-6 aktual do kualifikohen për në Europë dhe nga sezoni i ardhshëm kampionati do ketë 22 ekipe, 4 më tepër të ardhura nga liga e dytë. Në fund të sezonit do ketë 4 të rëna direkt në kategorinë e dytë dhe një që do luajë si gjithmonë me PlayOff.

E njëjta gjë do vlejë dhe për DFB-Pokal, ku sivjet nuk do ketë fitues.

Mbetet për tu parë çfarë do vendoset, por e sigurt është që masa do ketë. Masa e parë është që ndeshjet e fundjavës do luhen pa tifozë.

Përsa i përket Champions League do ketë një mbledhje ditën e martë të UEFA me drejtuesit e klubeve. Edhe këtu mbeten në lojë të gjithë hipotezat e mundshme, nga shtyrja për disa javë deri tek anulimi.

Tani për tani janë shtyrë dy ndeshje, ajo mes Manchester City dhe Real Madrid si dhe Juventus-Lyon.

Sa i përket Kampionatit Evropian, duket se përfundimisht do të shtyhet deri më 2021.


(Kosova Sot Online)