Solskjaer e thotë me optimizëm: Pogba do të qëndrojë

  • 13 March 2020 - 09:16
Solskjaer e thotë me optimizëm: Pogba do të qëndrojë

Solskjaer thotë se Pogba s’do të largohet nga United

Paul Pogba vazhdimisht është lidhur me një largim të mundshëm nga Manchester United.

Agjenti i tij, Mino Raiola, tha muajin e kaluar se lojtari është i përkushtuar te klubi deri në verë, duke i dhënë sinjale Juventusit dhe Real Madridit.

Megjithatë, Ole Gunnar Solskjaer insiston se Paul do të qëndrojë në Manchester edhe sezonin e ardhshëm.

“Paul është lojtar i jonë Ai ka kontratë edhe dy vite e gjysmë, me opsionin edhe për një vit tjetër”, tha ai për 5-0 në Europa League.

“A pres që Paul të jetë këtu edhe sezonin tjetër? Po, natyrisht”.

(Kosova Sot Online )